Më shumë info

Relacion mbi trajnimin me temë: “Menaxhimi i Njohurive”

Relacion mbi trajnimin me temë: “Menaxhimi i Njohurive” në kuader te Projektit "Menaxhimi dhe implementimi i dijeve gjatë procesit të mësimdhënies, për mesuesit e shkollave profesionale”, realizuar në Shkollën Teknike-Elektrike “Gjergj Canco” sot më 27.01.2017 nga ora 12.00-15.00. Trajnimi filloi me fazën prezantuese dhe informuese mbi kompaninë, projektin dhe përfitimet përkatëse të mësuesve në përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm profesional në kuadër të mësimdhënies. Në trajnim morën pjesë 43 mësues. U shpërndanë materialet ilustruese të trajnimit si: Moduli në formë të printuar, Informacion mbi trajnimin dhe modulin si dhe formulari me përshtypjet. Trajnimi vijoi me një prezantim dhe begraund të trajnierit dhe përvojave të tij për të vijuar me fillimin e tij. Trajnimi filloi fiks sipas orarit të përcaktuar dhe përfundoi 20 minuta më vonë orarit të përcaktuar si rrjedhojë e interesit të mësuesve për më shumë informacion edhe jashtë temës së përcaktuar. Në trajnim u trajtuan tema përveç ‘Menaxhimit të dijeve’ edhe tema të tjera në lidhje me ndikimin e Karizmës në Mësimdhënie, Marketingun e Vetes në Mësimdhënie për një ndikim më të madh psikologjik tek nxënësi etj;. Ecuria e trajnimit u karakterizua nga një interes dhe vëmendje maksimale nga ana e mësuesve të cilët pyesnin mbi paqartësi, merrnin përgjigjet e sakta dhe korrekte nga ana e trajnerit. Trajnimi u zhvillua me një gjuhë të thjeshtëzuar dhe praktike lehtësisht të kuptueshme nga të gjithë mësuesit pavarësisht moshës apo përvojave në mësimdhënie. Ky standartizim dhe përshtatje si teknikë dhe metodë në trajnim ndihmoi që informacioni të kuptohet lehtësisht dhe me një gjuhë të qartë dhe të pastër. Përgjatë trajnimit u trajtuan shembuj dhe punë praktikë dhe të thjeshtëzuara sesi mësuesit të vepronin, kualifikoheshin dhe përshtatnin veten në mësimdhënie për të nxitur dhe shtuar vëmendjen e nxënësve si dhe për të realizuar një shpjegim të lehtë dhe tepër efektiv. Përgjatë trajnimit drejtuesi i tij mori shembuj ilustrues nga jeta e përditshme dhe nga përvojat jetësore që pjesëmarrësit të bënin më lehtë krahasimet dhe analogjitë me metodologjitë dhe teknikat e mësimdhënies në kuadër të menaxhimit të dijeve. Trajnimi ju përmbajt një linje interesante përsa i përket përzgjedhjes së informacionit të trajtuar pasi u realizua i koncentruar në kuadrin e delegimit praktik të detyrave për një përvetësim më të lehtë të materialeve dhe një implementim të tyre në mësimdhënie. Përmbajtja e informacionit nga ndërhyrjet e mësuesve pati një ndikim të madh tek ta, të cilët e shfaqën edhe mbi përmbushjen e pritshmërive të tyre nga trajnimi. Interesi i mësuesve ishte i lartë, i shfaqur me dëshirën për të pyetur mbi një aspekt shumë të gjerë fushash nga të cilat morën spunto nga trajnimi për të bërë pyetje në shumë drejtime, të cilave trajneri ju përgjigj me kompetencë maksimale duke iu shuar kuriozitetin dhe pasuruar bagazhin e njohurive. Gjatë zhvillimit e tij, trajnimi u përpoq dhe ja arriti të thyente kryeneçësinë dhe egon e mësuesve si të gjithëditur duke i shtuar interesin mbi metodat dhe gjërat që duhet të mësohen dhe mbi të cilat duhet të veprohet për të qënë efikas dhe të suksesshëm në mësimdhënie duke ofruar më shumë dhe duke u lodhur më pak. Ata mësuan sesi ti kërkojnë burimet e informacionit në kuadër të mësimdhënies si dhe sesi ti gjejnë ato shumë thjesht për t’i shfletuar duke pasuruar kulturën e përgjithshme profesionale si dhe informacionin në mësimdhënie, për të qënë gjithmonë të azhornuar dhe update-uar me risitë më të fundit nga profili i tyre duke u bërë tërheqës dhe interesant për nxënësit e tyre të etur vazhdimisht për gjëra të reja dhe mjaft interesante të cilat do t’i nxisnin interesin për t’u informuar mbi gjëra të reja. Mësuesit morën forma krahasuese midis formave aktuale më të shpeshta të cilat aplikojnë mësuesit përgjatë mësimdhënies si dhe formave më efikase dhe moderne me të cilat duhet të punojnë ata për të mos u lodhur dhe të shpjegojnë në një klasë të përqëndruar dhe të vëmendshme mbi materialin që shpjegohet. Trajnimi pati shumë interes edhe rreth pikëarritjeve dhe objektivave finale në të cilat do të mbërrijnë mësuesit nëse përdorin dhe shfrytëzojnë maksimalisht orientimin që përcolli edhe trajnimi. Shembujt praktik të zhvilluar dhe analizuar në trajnim krijuan një atmosferë të këndshme ku mësuesit me të cilët u realizuan këto shembuj shërbyen në formën e kampionit për të tjerët që të kuptonin rëndësinë dhe rezultatet pozitive të ecurisë bazuar në materialet e trajtuara. Përfitimet e marra nga ky trajnim ishin të mëdha pasi pjesëmarrësve iu deleguan dhe detyra dhe orientime mbi rëndësinë e të kuptuarit të nxënësit dhe sesa e lehtësojnë procesin e mësimdhënies, teknikat dhe strategjitë e shpjeguara të mësimdhënies (të ilustruara me shembuj praktik) për të njohur personalitetin dhe karakterin e nxënësve dhe përshtatur më pas mënyrën e shpjegimit në përputhje me të. Pjesëmarrja aktive e mësuesve dhe mbajtja e shënimeve ishte një tregues i rëndësishëm i interesit të shtuar të mësuesve për të cilët në komunikimin verbal shprehën interesimin e shtuar dhe dëshirë për të marrë pjesë në sa më shumë trajnime të këtij lloji të organizuar nga institucioni ynë. Në përshkrimin dhe komentet në pyetesorët e shpërndarë enkas për këtë trajnim ata e cilësuan trajnimin: si Produktiv, Efikas, Interesant, Pozitiv, Te Dobishëm, Specifik dhe të pasur me informacion, Tërheqës, I këndshëm, Të nevojshëm, etj. Pjesëmarrësit u ftuan nga trajneri të ingranohen dhe angazhohen përgjatë procesit mësimor duke shfrytëzuar informacion dhe materiale ekstra jashtëshkollore të cilat do të ndihmonin maksimalisht njohuritë e nxënësve por do t’i shtynin ata të përkushtoheshin më tepër në orën e mësimit duke arritur kësisoj rezultate të larta mësimore. Gjithashtu trajnimi synoi dhe arriti të ndërgjegjësonte mësuesit pjesëmarrës se sa më shumë njohuri të vazhdueshme dhe të përditshme të marrin nga një aspekt i gjerë burimesh informacioni dhe t’i implementojnë ato në mësimdhënien e tyre, aq më shumë të kënaqur do të jenë të gjitha palët e përfshira në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Trajneri i mëshoi fort faktit mbi rëndësinë e mësimit dhe azhornimit me informacion përgjatë gjithë jetës nga ana e mësuesve si dhe këshilloi sesi këto njohuri të përthithen në formën e përmbajtjen e duhur dhe sesi në formë të thjeshtëzuar të integrohen me natyralitet në mësimdhënien e lëndëve të caktuara. Trajnimi u përshkrua nga një frymë interesi dhe produktivitet i lartë duke promovuar dhe lartësuar nevojën dhe domosdoshmërinë e punës me strategji nga ana e mësuesit, i cili duhet të pasurojë dhe shfrytëzojë çdo njohuri për të ndërtuar një strategji mësimore efikase e cila do të plotësonte pritshmëritë, kërkesat dhe dëshirat e nxënësve duke krijuar në mendjen e tyre steriotipin pozitiv të mësuesit ideal që kujtohet përherë me nostalgji pavarësisht kalimit të kohës dhe viteve.
Irisoft Education
Him Kolli, V.23/1, Tiranë - Albania
00355 2242107
0695252625, 06940970400682097040
 Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Na ndiqni:
 

Log in