Më shumë info

Seanaca e dytë e modulit “Menaxhimi i dijeve”

Muaji shkurt filloi me trajnimin e Menaxhimit të Dijeve tek shkolla Ali Myftiu Elbasan i cili u zhvillua me 01.02.2017. Ai u shoqërua nga interesi shtuar nga ana e mësuesve të cilëve ju prezantua një format tjetër sesi do të duhet ta zhvillojnë mësimin. Përgjatë këtij trajnimi mësuesit përqafuan fort nevojën dhe rëndësinë e të menaxhuarit si duhet te njohurive të tyre dhe sesa e rëndesishme është përdorimi i njohurive jashtëkurrikulare të integruara në kurrikul duke e bërë në këtë formë shumë interesante orën e mësimit. Në këtë plan trajneri vendosi theksin tek domosdoshmëria e ndërtimit te modelet e tyre individuale dhe stratgjike të mësimdhënies duke e kthyer të gjithë procesin mësimor në një orë kurioziteti dhe përqëndrimi maksimal nga ana e nxënësve. Muaji shkurt vijoi me trajnimin e menaxhimit të dijeve tek shkolla Hoteleri-Turizim i cili u zhvillua më 14.02.2017 në orën 13.00 zgjati rreth 3 orë. Ai u shoqërua edhe nga një interes i shtuar nga ana e mësuesve të cilët u shfaqën mjaft aktivë në trajnim nëpërmjet pyetjeve të vazhdueshme që i bënë trajnerit. Ata u interesuan të benin më tepër sesa tema dhe qendruan te përqendruar dhe të vëmendshëm duke mbajtur shënim çdo element të trajtuar. Dita e dytë e trajnimit tek shkolla Hoteleri-Turizem u zhvillua më 15.02.2017 në orën 13.00 dhe zgjati 2 orë perveç orientimit mbi implementimin praktik të “Menaxhimit te Dijeve” u trajtuan edhe “Planifikimi ditor” i mësuesit me kompetencat dhe kurrikulën e re. Mësuesve ju shpërnda materiali përkatës dhe u trajtuan modele dhe shembuj praktikë të plotësimit të mëparshëm dhe ndryshimit të plotësimit me kompetencat e reja. Mësuesit u pajisën me njohuri edhe përsa i përket dispozitave normative apo edhe pyetje dhe interesime nga ana e tyre rreth interest dhe nevojave të dala nga procesi i mësimsdhënies. Më 16.02.2017 në orën 14.00 realizuam trajnimin Menaxhimi i Dijeve tek shkolla Herman Gmeiner. Mësuesit shfaqën një interes shumë të madh rreth rëndesisë së “Menaxhimit të Dijeve” ndonëse një pjesë të këtij menaxhimi duke punuar me 2 programe Shqiptar dhe Austriak e kishin prekur megjithatë ata u angazhuan duke ndërvepruar midis tyre dhe trajnerit duke u krijuar një mjedis i kënshëm brainstorming ku shkëmbimi i pikëpamjeve dhe eksperiencave të mësuesve pjesëmarrës e ktheu trajnimin në një sukses më vete. Në 17.02.2017 në orën 14.00 zhvilluam trajnimin “Menaxhimi i dijeve” tek shkolla Teknike-Ekonomike. Trajnimi shkoi mirë përsa i përket pjesës së parë pavarësisht të disa mosmarreveshjeve të vogla midis drejtorisë së tyre dhe mësuesve rreth orarit të përcaktimit të trajnimit, mosmarrëveshje të cilat u ezauruan dhe u shbënë më pas nga ecuria e trajnimit. Pjesa e dytë e trajnimit u zhvillua më 23.02.2017 në orën 12.30 tek shkolla Teknike-Elektrike Gjergj Canco. Trajnimi zgjati 2 orë. Përgjatë trajnimit u morën për bazë shembuj dhe modele praktikë sesi mësuesit të pasurojnë njohuritë e tyre nga fushat përkatëse dhe sesi tja transmetojnë ato nxënësve të tyre. Më pas trajnimi vazhdoi me informacionin dhe trajtesën mbi mënyrën e plotësimit tëe planifikimit ditor të mësuesit me kompetencat dhe kurrikulën e re. Trajnimi u shoqërua nga një interes i lartë nga ana e mësuesve të cilët vazhdimisht bënin pyetje për të pasuruar njohuritë kryesisht brenda aspektit pedagogjik me qëllim përmirësimin e punës së tyre. Trajnimi i fundit ishte pjesa e dytë e trajnimit tek shkolla Ali Myftiu Elbasan që u zhvillua më 28.02.2017 në orën 12.00. Trajnimi pati një impakt shumë pozitiv dhe një interesim të jashtëzakonshëm nga ana mësuesve të cilët e mirëpritën me shumë padurim ecurinë dhe vijimin e tij. Mësuesve ju shpërndanë materialet përkatëse të trajnimit.
Irisoft Education
Him Kolli, V.23/1, Tiranë - Albania
00355 2242107
0695252625, 06940970400682097040
 Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Na ndiqni:
 

Log in